Zhvillim Ekonomik dhe Punësim
Promovimi i produkteve tradicionale të Tepelenës në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
ZGJEDHJET 2025
KUR UDHËHEQJA BAZOHET NË PUNË DHE VIZION, NDËRTOJMË
SHPRESË E ZHVILLIM.
NJË LIDER QË PUNON, NJË E ARDHME QË FITON!
Promovimi i produkteve tradicionale të Tepelenës në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Mbështetje për bizneset e vogla dhe prodhuesit vendas me lehtësi fiskale dhe financime.
Stimulimi i sportit dhe aktiviteteve kulturore për të rinjtë, për një jetë më aktive dhe të shëndetshme
Rreth Kandidatit
Jo çdo gjë që na jep kënaqësi është e drejtë për t’u bërë, dhe jo çdo vështirësi duhet shmangur.
Kur je përballë përgjegjësive ndaj qytetarëve, nuk ka vend për rehati. Duhet të veprosh me ndershmëri dhe guxim.
Ka ardhur koha t’i japim fund keqkuptimeve:
Të punosh me përkushtim nuk është sakrificë, është zgjedhje.
Një lider që punon, një e ardhme që fiton!
MË SHUMË INFORMACION MBI
Misioni ynë është të krijojmë një shoqëri në të cilën një qytetari i informuar dhe aktiv është sovran dhe merr vendime politike mbi bazën e vullnetit të shumicës.
Misioni ynë është të krijojmë mundësi pune dhe të nxisim zhvillimin ekonomik për të gjithë qytetarët. Përmes investimeve në sektorët me potencial, mbështetjes për bizneset e vogla dhe trajnimeve për forcën punëtore, do të sigurojmë rritje të qëndrueshme dhe punësim për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët. Angazhimi ynë është për një ekonomi që punon për të gjithë, me kushte të drejta dhe mundësi të barabarta për secilin.
Kultura dhe historia jonë janë pasuri të paçmueshme që duhet të ruajmë dhe promovojmë. Angazhimi ynë është të zhvillojmë turizmin në mënyrë të qëndrueshme, duke nxjerrë në pah bukuritë dhe traditat që na përkasin, dhe duke siguruar që pasuritë kulturore të ruajnë vlerat e tyre për brezat që vijnë. Krijimi i mundësive për turizëm të qëndrueshëm do të sjellë përfitime ekonomike dhe do të forcojë identitetin tonë kombëtar.
Ne do të investojmë në shkolla moderne, trajnime profesionale dhe mundësi punësimi, duke siguruar që çdo i ri të ketë mundësinë të zhvillohet dhe të kontribuoj në shoqërinë dhe ekonominë tonë. Për një të ardhme më të mirë, arsimi dhe mundësitë për rininë janë thelbësore.Puna jonë është të krijojmë një sistem arsimor që nxit kreativitetin, aftësitë dhe mundësitë që do të udhëhoqin të rinjtë drejt një karriere të suksesshme dhe një jete të denjë.
Votoni Partinë Tonë për një të ardhme më të mirë dhe zhvillim të qëndrueshëm!
E DIEL 11.05.2025